EMRAT/ Përplasen dy automjete në Xibrakë, drejtuesit përfundojnë në spital

by editor

Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:20 në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan është regjistruar një aksident automobilistik. Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ka ndodhur në fshatin Xibrakë të Njësisë Administrative Labinot Fushë.

Advertisements

Në këtë aksident u përshi automjeti tip “Skoda” që drejtohej nga 54-vjeçari, Ilirjan Kllogjeri si edhe automjeti tip “Toyota” me drejtues 35 vjeçarin Vullnet Kazia nga Peshkopia.

Advertisements

Si pasojë e aksidentit automjetet janë dëmtuar pothuajse plotësisht, ndërsa drejtuesit e tyre kanë mbetur të plagosur rëndë. Ata janë dërguar në repartin e kirurgjisë së Spitalit Rajonal të Elbasanit për trajtim mjekësor.

Burime spitalore bënë me dije se jeta e tyre është jashtë rrezikut. Ndërkaq të plagosurve iu është bërë edhe testi i alkoolit dhe ka rezultuar se nuk kishin konsumuar alkool.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe paraprakisht dyshohet se moti i keq dhe mos respektimi i rregullave të shpejtësisë së qarkullimit në këtë aks mund të kenë qenë shkaqe për aksidentin.

You may also like