Dy persona të shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për vepra të ndryshme penale janë arrestuar në pikën kuftare të Kakavijës.
Advertisements
Në pranga ka rënë 26-vjeçari Dorjan Deda, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Raportohet se i riu është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim.
Advertisements
Gjithashtu është arrestuar 46-vjeçari Landi Lezi, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj, i shpallur në kërkim nga Stacioni i Policisë Memaliaj, për shkak të shkeljes së masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Ky i fundit rezulton se ishte i përfshirë në një dosje për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të cilat ishin të lidhura me aktivitetin e tij kriminal.
Njoftimi i policisë:
Autoritetet në pikën kufitare të Kakavijës, kanë arrestuar një 26-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe një 46-vjeçar i kërkuar për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, masë e vendosur për veprën “grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
D. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim.
L. L., 46 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj, i shpallur në kërkim nga Stacioni i Policisë Memaliaj, për shkak të shkeljes së masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Ky shtetas ishte i përfshirë në një dosje për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të cilat ishin të lidhura me aktivitetin e tij kriminal.
Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga DVP Tiranë dhe nga Stacioni i Policisë Memaliaj.