EMRI/ Aksidenti i rëndë në Korçë, ndërron jetë 36-vjeçari! Përfundojnë në spital 4 të tjerë

by editor

Një aksident me pasojë vdekjen e një 36-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në afërsi të fshatit Belorta, ku 2 makina janë përplasur me njëra tjetrën.

Policia bën të ditur se makina tip “Hyundai” me drejtues shtetasin N. M., është përplasur me automjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin V. M.

Advertisements

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Elvis Mizaku, i cili mbeti i bolluar në makinë pas aksidentit.

Ndërkohë 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Advertisements

Ndërkohë drejtuesi tjetër nuk ka probleme, ai i është nënshtruar edhe testit të alkoolit dhe ka rezultuar negativ.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga shpejtësia tej normave të lejuara.

Advertisements

Korçë/Informacion shtesë

Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin K. H., 23 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Terovë.

Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen”, 36-vjeçari E. M., dhe janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tjetër tip “Hyundai”, shtetaset B. P., D. P., Dh. P. dhe shtetasi A. P., të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e automjetit tip “Hyundai” shtetasin K. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

You may also like