Leonard Mnella, një kriminel shqiptar i rrezikshmëris së lartë është vënë në pranga në Miçigan të SHBA-ve. Ai është i dënuar nga Italia me 25-vite burg për vepra të rënda penale ndërsa ditën e sotëm është ekstraduar në Shqipëri.
Advertisements
Në të kaluarën 54-vjeçari Mnella kishte arritur që të deklarohej i vdekur me një vendim të një gjykate shqiptare.
Advertisements
Njoftimi i policisë:
Deportohet në Shqipëri, për t’u përballur me akuzat për disa vepra të rënda penale, një 54-vjeçar në kërkim ndërkombëtar, I cili në vitin 2013 kishte arritur që nëpërmjet një vendimi gjyqësor të leshuar nga një Gjykatë shqiptare, të deklarohej i vdekur që në vitin 2003, në Amerikën Latine.
54-vjeçari, i dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane, me 25 vjet burgim, për disa vepra penale.
Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë DSS/OCIU (Shërbimi Diplomatik i Sigurisë/Njësia e Hetimeve Kriminale) pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe me agjencinë tjetër federale amerikane DHS/ICE-ERO (Departamenti Sigurisë Kombëtare/Agjencia ligjzbatuese e Emigracionit dhe Doganave), prej disa kohesh kanë punuar së bashku për lokalizmin dhe arrestimin e shtetasit shqiptar në kërkim ndërkombëtar:
Leonard Mnella alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela, 54 vjeç.