Policia e Vlorës ka ngritur postoblloqe në hyrje të autostradës për kapjen e autorit të vrasjes së 41 vjeçarit Erjon Javori në lagjen “16 prilli” të Fierit.
Advertisements
Mësohet se autori i ngjarjes është identifikuar nga policia dhe për kapjen e tij janë ngritur pika kontrolle në zona të ndryshme. Deri më tani dihet se autori është banues në Fier.
Advertisements
VoxNews sjell pamjet e para nga vendngjarja, ku policia ka rrethuar zonën me shirit ndërsa ekspertë të policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për mbledhjen e provave.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier.
Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.
Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.
Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.