Një 29 vjeçar, i dënuar me burg, është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë.
Advertisements
Ledio Hysa rezulton i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Advertisements
Në vitin 2018, 29 vjeçari ka plagosur me armë zjarri shtetasin Adriatik Kasa në Belsh.
Ngjarja ndodhi afër liqenit të Seferanit pas një konflikti për motive të dobëta./abcnews.al