Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço foli për dosjen e “Sky ECC”.
Advertisements
Gjatë një interviste, Karamuço shpjegoi se kjo dosje mund të marrë kohë të gjatë për t’u zbardhur. Gjithashtu theksoi se në Belgjikë dhe Holandë ka pasur arrestime politikanësh.
Advertisements
“Politika nuk ka punë që të merret me shantazhe, dhe domosdoshmëria për të nxjerrë sa më shpejt zbuluar këtë dosje është e madhe. Flitet për një politikan që ka marrë 400 mijë euro në antilet holandeze. Narkotrafikantët nuk kanë ku të çojnë paratë tani, aq shumë kanë. Ne kemi dalë nga lista gri e vendeve që pastrojnë para, por realiteti tjetër është që këtu pastrohen çdo vit 10 miliard dollarë. Në Belgjikë një pjesë janë zbardhur, dhe po vazhdojnë të zbardhen. Ne po e studiojmë shumë dhe po e lexojmë për shkak se të jep një tablo se si veprojnë grupet kriminale më të mëdha në botë. Nga përgjimet janë arrestuar politikanë edhe në Belgjikë edhe në Holandë”, u shpreh Karamuço.
Kujtojmë që disa ditë më parë një media belge raportoi se emri i kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës del në një dosje hetimore të trafikut ndërkombëtar të drogës.