EMRI/ Ishte në ‘arrest shtëpie’, gjendet i vdekur 50 vjeçari

Trupi i pajetë i një personi është gjetur ditën e sotme në Pogradec.

Advertisements

Burime nga policia thanë se, një 50 vjeçar u gjent i pajetë në banesën e tij.

Advertisements

Mësohet viktima i identifikuar si Ermes Vërtopi ndodhej në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa vuante nga ceroza.

Vërtopi është gjetur nga familjarët e tij, të cilët lajmëruan urgjencën e spitalit, por 50-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Policia po kryen veprimet për rastin.