Emri/ Kush është shqiptarja nga Korça që u vra nga bashkëshorti polic në SHBA

by editor

Ornela Morgan, me orgjinë nga Korça bashkë me dy djemtë e saj 10 dhe 12 vjeç është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj amerikan, i cili pas vrasjes masakër që i ka bërë familjes së tij ka vrarë dhe veten.

Advertisements

Prej disa vitesh Ornela Morgan (Rora) jetonte në New York, bashkë me bashkëshortin e saj Watson Morgan, i cili ishte polic.

Advertisements

Policia shprehet se ende nuk ka një motiv për ngjarjen e rëndë ndërkohë që ende vijojnë hetimet. Katër trupat u zbuluan nga policia e New Yorkut pak pas mesnatës të së premtes në shtëpinë e familjes në New York City, pasi Morgan nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes në Departamentin e Policisë Bronxville. Autori e filloi karrierën e tij në Departamentin e Policisë së New York-ut në vitin 2000 përpara se të bashkohej me forcën në Bronxville 7 vjet më vonë. Ai u gradua në rreshter në vitin 2016.

You may also like