Emri/ Shpallet në kërkim administratori i BanaKing!

Trifon Murataj, administratori j BanaKing është shpallur në kërkim lasi një punëtor i kompanisë së ti ka dëmtuar rëndë syrin, duke humbur shikimin.

Advertisements

Murataj akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, lidhur me ngjarjen ndodhur 4 ditë më parë në Portin e Durrësit.

Advertisements

“Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për dëmtimin e një shtetasi në vendin e punës, bëjmë me dije se:

Më datë 18.02.2025, shtetasi A. G., 48 vjeç, banues në Durrës, punonjës i një kompanie që operon në portin e Durrësit, është dëmtuar aksidentalisht në sy, gjatë punës.

Për këtë rast, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e para për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e shtetasve përgjegjës. Materialet procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës i kanë referuar në Prokurorinë e Durrësit, më datë 18.02.2025.
Në vijim të veprimeve, më datë 18.02.2025, është shpallur në kërkim shtetasi T. M., 56 vjeç, banues në Tiranë, administratori i kompanisë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, njofton policia.