EMRI/ U arratis nga burgu në Itali, shqiptari i akuzuari për vrasje gjendet i vdekur në Bolivi

by editor

Një shqiptar është gjetur pa shenja jete në banesë në Bolivi. Viktima është 40-vjeçari nga Durrësi, Roland Dedja, i cili në Shqipëri akuzohet për vrasje, ndërsa një vit më parë u arratis nga burgu në Itali është gjetur i vdekur në Bolivi.

Advertisements

Mediat vendase raportojnë se Roland Dedja u gjet i vdekur në banesën e tij të marrë me qira bashkë me një shok në zonën veriore të lagjes Los Tusequis në Santa Cruz. Dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.

Advertisements

Në 25 shtator të vitit të kaluar, Roland Dedja u arratis nga burgu i Teramos në Abruzo, i ndihmuar nga një dron i jashtëm, i cili transportoi mjetet e nevojshme që u përdorën më pas nga 40-vjecari për të prerë kangjellat dhe për të zbritur me litar.

Dedja në momentin e arratisjes, ishte në pritje te gjykimit për drogë dhe për grabitje pas arrestimit në Martinsicuro. Ai më parë ishte akuzuar edhe për vrasjen e shqiptarit Shpëtim Cupa në Brescia, Itali. Në shkallë të parë ai kishte marrë pafajësi, por cështja më pas u apelua.

Advertisements

Kjo nuk është arratisja e parë që 40-vjeçari ka kryer, pasi edhe në vitin 2010 është arratisur nga burgu i Pisas, së bashku me një tjetër shqiptar.

Sipas autoriteteve boliviane, Roland Dedja ka hyrë në Bolivi në nëntor 2023 përmes Desaguadero. Ai mori me qira një shtëpi në zonën veriore të Los Tusequis dhe dihet se, në momentin e vdekjes së tij, ai jetonte me një mik bolivian që po ndiqej penalisht për mashtrime.

Sipas hetimeve të Prokurorisë dhe Policisë, shoqëruesi i tij është zhdukur që nga dita e vdekjes së Dedjas. Rasti është raportuar në Interpol, por ende janë duke u kryer disa hetime.

You may also like