Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës.
Advertisements
Mësohet se të shtënat janë konstatuar pranë kishës së Hotit të Ri, ndërsa ka mbetur i vrarë shtetasi Valter Fierza.
Advertisements
Raportohet se viktima ishte 33-vjeç, ndërsa ende nuk dihen shkaqet apo rrethanat e vrasjes së tij.#
Sakaq, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ndërsa janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.