Personi që shihni në foton e mësipërme është polici bashkiak në Vlorë, Bruno Jazaj, i cili u dhunua barbarisht mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar.
Advertisements
Burime për mediat bëjnë me dije se ai ka marrë lëndime serioze dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, në pavionin e kirurgjisë.. Mësohet se ai ka marrë plagë në kokë dhe në hundë.
Advertisements
Dyshohet se ai është dhunuar për shkak se ka vendosur gjobë në furgonat e linjës që bëjnë rrugën e fshatrave.
Deri më tani, ende nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Vlorës për çështjen në fjalë
Advertisements