I zënë poshtë nga masivi i inerteve në Klos, asnjë gjurmë nga 29-vjeçari Ardit Beshiri! Në ndihmë të kërkimeve vijnë Forcat e Sigurisë së Kosovës

Ende asnjë shenjë nga 29-vjeçari Ardit Beshiri! Prej katër ditësh ekipet kombëtare të kërkim-shpëtimit janë mobilizuar për të nxjerrë trupin e 29-vjeçarit nga masivi i madh i interteve të kromit që e zunë poshtë teksa po punonte me ekskavator në fabrikën e ndodhur në Qafë-Burrel të Klosit.

Advertisements

Në ndihmë të ekipeve të emergjencës kanë ardhur dhe grupe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë mbërritur këtë të mërkurë pranë vendit ku ka ndodhur dhe aksidenti tragjik.

Advertisements

Për nxjerrjen e trupit të Ardit Beshirit po punohet me mjete të rënda, si dhe në përdorim janë vendosur disa aparatura që dedektojnë trupa nën tokë.

Deri më tani nga masivi i madh i kromit janë gjetur vetëm disa pjesë të ekskavatorit me të cilin po punonte Ardit Beshiri para se të zihej poshtë nga intertet si pasojë e çarjes së një prej rezervuareve të filtrimit të ujit, ndërsa ende nuk ka asnjë shenjë nga trupi i tij.