Ende duke u djegur, kjo është makina e autorëve të masakrës me tre viktima në Memaliaj

by editor

Autorët e masakrës në Memaliaj, pas ngjarjes u larguan me shpejtësi dhe makinën e dogjën në në fshatin Bejaj të Mallakastrës.

Advertisements

Këto janë pamjet nga momenti kur BMW-ja është ende në flakë. Zjarri ka përfshirë dhe një banesë të pabanuar aty pranë.

Advertisements

Brenda makinës, u gjetën dhe armët që dyshohet se janë përdorur në atentat. Ndërkohë, për kapjen e autorëve janë ngritur disa postoblloqe në autostradën Levan-Tepelenë.

Shyqo Kalemi, Bledar Muka dhe Marsel Çela u qëlluan me armë duke mbetur të vdekur, ndërkohë shënjestër ishte Kalemi dhe pista kryesore që po hetohet është ajo e hakmarrjes.

Advertisements

You may also like