“Epo një gotë unë e…”/Shkon i dehur në studio televizive? Shehi reagon për videot virale: Sa të kem shëndetin do…

by editor

Epo që lideri i LZHK-së, Dashamir Shehi, e ka qejf alkoolin kjo nuk është një gjë e re e shumë herë është bërë viral në rrjet. Sërish së fundmi një tjetër video ka qarkulluar në rrjetet sociale ku Shehi ishte ftuar në një emision dhe kishte shkuar jo dhe aq esëll. Kjo situatë komike ka shkaktuar të qeshura në studio, po ashtu dhe në rrjetet sociale.

E për këtë ka folur vetë lideri i LZHK-së i cili e ka ripërsëritur për të disatën herë që ndonjë gotë e pi, e do vazhdojë ta pijë për aq kohë sa e ka shëndetin.

“Unë e pi e ndonjë gotë. Po më mbajti shëndeti do vazhdoj edhe ca kohë, çdo gjë është me moshë. Por njerëzve kur iu thua disa të vërteta thonë që hë ke pirë ti, po atij i djeg e vërteta”, tha Shehi në emisionin “Zgjohu.

You may also like