“Erdhi dhe më tha mirupafshim, më bëri përshtypje”/ G-Bani për largimin e Redonit: Kishte veshur një…

Largimi i Redonit dhe Gilit nga shtëpia e “Big Brother VIP 4” i ka habitur të gjithë, sidomos banorët. Këta të fundit e kanë komentuar këtë veprim të tyre, duke u munduar që të kuptojnë arsyen se pse vendosën kështu.

Advertisements

G-Bani gjatë një bisede me disa prej banorëve shprehet se ‘Redoni i ka thënë mirupafshim’ gjatë një bashkëbisedimi të shkurtër.

Advertisements

Sipas tij, ai madje kishte veshur një xhup që nuk ia kishte parë më herët në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Nuk ja kisha parë atë xhupin se pak a shumë i shohim banorët se ça rrobash veshin. Edhe e pashë, por domethënë i thashë ‘hë po lëviz?’. ‘Po G, mirupafshim’. Ou thashë, ça është kjo mirupafshim. Më bëri përshtypje. Më duket se diçka të tillë. Ndoshta jam duke rrejt, po më tha një shprehi që nuk e kisha dëgjuar. Rrobën jam 1000 për qind që nuk e kishte veshur herë tjetër”, tha G-Bani, i cili shtoi se mund të ketë qenë edhe sjellja e tij që bëri që ata u larguan.