Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, sulmoi Izraelin në sytë e Kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili ishte në Stamboll për një vizitë shtetërore.
Advertisements
“Izraeli po i vijon masakrat mizore, Netanyahu po i vijon ato. Aq shumë drejtues po bëhen martirë saqë duket se po e bëjnë për qejf. Perëndimi po feston. Duke nisur nga sjellja e Shteteve të Bashkuara nuk ndryshon shumë dhe po vazhdojnë në të njëjtën mënyrë. Për Izraelin nuk është fare punë e vështirë për të marrë armë, municione, makina dhe mjete të tjera. Me këto mjete Izraeli vijon masakrat në rajon”, tha Erdogan.
Advertisements
Situata në Lindjen e Mesme vazhdon të jetë e tensionuar për shkak të konflikteve me Hamasin dhe Hezbollahun. Izraeli ka intensifikuar sulmet ndaj Hezbollahut, duke shkaktuar evakuime masive në Liban.
Kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli po parandalon kërcënimet dhe se forcat e tij kanë shkatërruar dhjetëra mijëra raketat e Hezbollahut.
Advertisements