Erion Veliaj bëhet nostalgjik nga burgu: Nga dritarja e qelisë shoh …

Janë zbardhur detaje të reja nga dëshmia e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj nga seanca e djeshme në GJKKO. Ai ka sulmuar dhe akuzuar prokurorin e dosjes, Ols Dado, se e ka burgosur për arsye politike, në prag të fushatës zgjedhore.

Advertisements

“Më burgosët në mes të fushatës dhe ky është një akt i pastër politik”, ka thënë Veliaj në gjykatë.

Advertisements

Më pas ai ka thënë: “Më nxorrët me dhunë nga fushata. Por, unë jam më i lirë se ju sepse ju burgosjen e keni në kokë. Unë nga dritarja e qelisë time shikoj shkollën “Jeronim de Rada”, të cilën e kemi rindërtuar me Bashkinë e Tiranës, është një ndër mijëra veprat e mia, që kam bërë në këtë qytet. Kurse ju nga dritarja e zyrës tuaj shikoni burgun”.

Kujtojmë se GJKKO la në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash. Gjatë seancës, avokatët e Veliajt kërkuan liri me kusht, në këmbim, të një garancie pasurore, por u refuzua. Ndërsa për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, u zbut masa në “detyrim paraqitje”.

Në seancë, Veliaj ka mohuar në mënyrë kategorike akuzat, duke pretenduar se vetëm ka bërë detyrën. Po ashtu ai deklaroi se nuk i është shpjeguar se pse u arrestua, madje sipas tij “i ka hyrë në hak familjes që ka punuar edhe në fundjavë.”

Gjyqtari Bani mori këtë vendim pasi dëgjoi për më shumë se 6 orë personat e akuzuar, avokatët e tyre si dhe dy prokurorët e çështjes, Ols Dado dhe Altin Dumani. Gjyqtari qëndroi rreth dy orë në dhomën e këshillimit pasi dëgjoi të gjitha palët.