Kryebashkiaku Erion Veliaj që pas arrestimit të tij më 10 shkurt të këtij viti ka ardhur në rrjetet sociale me disa postime, ku ka shënjestruar prokurorin e çështjes së tij Ols Dadon si dhe gjyqtarin Erion Bani.
Advertisements
Përpos akuzave për njerëzit e drejtësisë, Veliaj ka përsëritur disa herë që gjyqi i tij është politik dhe se arrestimin e e ka quajtur si të padrejtë.
Advertisements
Pas vendimit të GJKKO-së ku la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun Veliaj, ky i fundit ndodhet në burgun e Durrësit. Gazetarja Anila Hoxha së fundmi ka zbuluar të tjera detaje duke bërë me dije se kryebashkiaku Veliaj vijon të qëndrojë i vetëm në qeli.
Ndërkohë, vetë ajo ka kërkuar një përgjigje zyrtare nga Drejtoria e Burgut lidhur me postimet që kryebashkiaku Veliaj bën nga qelia.
“Përpos hetimit financiar, ka edhe një hetim administrativ nga Policia e Shtetit që i është kërkuar nga Gjykata plani i masave për dy tubime nga mbështetësit e Sali Berishës nga njëra anë, dhe po ashtu pse nuk ka pasur plan masash për tubimin nga mbështetësit e Erion Veliajt. Veliaj vijon të qëndrojë i vetëm në qeli në burgun e Durrësit. Një ditë më parë ai është takuar nga vëllai i tij.
Ndërkohë kam kërkuar dhe një përgjigje zyrtare nga Drejtoria e Burgut se ku e gjen telefonin për të bërë ato postime në rrjetet sociale, por më është thënë që si çdo i burgosur apo i paraburgosur, ka dhënë një listë numrash të personave që do të telefonohen. Ata i telefonon nga numri i paraburgimit, dhe siç duket ata përcjellin mesazhet e tij”, tha ajo për Top Channel.