Erion Veliaj në qeli, Rama niset drejt Durrësit për ta takuar!

Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt Durrësit, për të vizituar kryebashkiakun Erion Veliaj në qelinë e paraburgimit.

Advertisements

Rama pritet të shkojë në paraburgimin e Durrësit rreth orës 13:00, për të takuar Veliajn, i cili u transportua sot nga blloku i sigurisë në Tiranë. Në seancën e zhvilluar të mërkurën, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe “detyrim paraqitje” për të shoqen, për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Advertisements

Veliaj u arrestua mesditën e të hënës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Masa “arrest në burg” u la në fuqi edhe biznesmenin Elman Abule, ndërsa për 5 të tjerë është vendosur masa e detyrimit për t’u paraqitur në prokurori.

Bëhet fjalë për biznesmenët që dyshohet se kanë përfituar tendera në mënyrë korruptive nga Bashkia e Tiranës mes të cilëve, Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha. Gjatë seancës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka kundërshtuar gjetjet e prokurorit Dado në ngarkim të tij, ndërsa ka akuzuar këtë të fundit se është në konflikt interesi me të.