Ervin Salianji kërkesë Gjykatës së Lartë për pezullimin e dënimit me burg

by editor

TIRANË- Deputeti i PD,Ervin Salianji, ka kërkuar pezullimin e dënimit me burg.

Advertisements

Mësohet se, Salianji, me anë të avokatëve të tij, i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Lartë, për pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit.

Advertisements

Në kërkesë thuhet se ai i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të pezullojë ekzekutimin e dënimit me burg ose ta shtyjë atë me 3 muaj. Më tej, në kërkesë thuhet se ky vendim ka pasoja shumë të rënda për të dënuarin, pasi ekzekutimi i menjëhershëm i këtij vendimit sjell mbarimin e mandatit të deputetit.

Kërkesa drejtuar GJL-së:

I nderuar Z. Kryetar, Të nderuar anëtarë të trupit gjykues, Kërkuesi Ervin Salianji është aktualisht deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ne datën 14.05.2018, rreth orës 11:30, në një konferencë për shtyp të organizuar në selinë e Partisë Demokratike, është publikuar një material audio, ku sipas njërit nga personazhet e regjistrimit (që është edhe i pandehur në këtë gjykim) në të paraqiteshin të dhëna mbi aktivitetin kriminal të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj (vëllai i Ministrit të Brendshëm të kohës). Publikimi është bërë nga deputetet Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, si dhe funksionari i PD-se në atë kohë, shtetasi Gazment Bardhi. Në këtë material paraqitej regjistrimi ambiental i zërit dhe i transkriptuar, i një personi të cilësuar si “Bashkëpunëtori X”, i cili kryente një bisedë telefonike në një automjet në ecje, me një person tjetër, shtetasi Geron (Agron) Xhafaj. Më tej, së bashku edhe me komentet me shkrim, vazhdohet me një regjistrim “audio” të një bisede ambientale që paraqitet si e zhvilluar midis personit të cilësuar “Bashkëpunëtori X” dhe shtetasit Agron Xhafaj, tek lokali i këtij të fundit në qytetin e Vlorës.

Pas këtij momenti, në datën 15.05.2018, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr. 3852, për veprën penale të “Kallëzimit të rremë”, parashikuar nga neni 305 i K.Penal. Regjistrimi i këtij procedimi penal, është kryer mbi bazën e kallëzimit të bërë më datë 14.05.2018, nga shtetasi (kallëzuesi) Geron (Agron) Xhafaj, ndaj shtetasve Ervin Salianji, Gazmend Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj. Po ashtu, në datën 17.05.2018, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda regjistroi procedimin penal nr. 95, për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/a i K.Penal, Regjistrimi i këtij procedimi, u bë bazuar në denoncimin e kryer nga selia e Partisë Demokratike në datë 14.05.2018. Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane ka paraqitur pranë Gjykatë së Rrethit Gjyqësor Tiranë kërkesën për gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Albert Veliu i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Kallëzimi i rremë i kryer në bashkëpunim” të parashikuara nga nenet 297, 305 e 25 të K.Penal, si dhe në ngarkim të të pandehurve Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kallëzimi i rremë i kryer në bashkëpunim” të parashikuar nga nenet 305 e 25 të K.Penal.

GJYKIMI NË GJYKATËN E SHKALLËS SË PARË Gjykimi në gjykatën e shkallës së parë u zhvilluar nën ritin e gjykimit të zakonshëm. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 2900, date 18.12.2019 ka vendosur: – “1.Të deklarojë fajtor të pandehurin Albert Veliu për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe në bazë të nenit 297 te Kodit Penal, e dënon me 10 (dhjete) muaj burgim. – Të deklarojë fajtor të pandehurin Albert Veliu për veprën penale “Kallëzimi i rremë”, kryer në bashkëpunim dhe në bazë të nenit 305 e 25 te Kodit Penal, e dënon me 2 (dy) vjet e 10 (dhjete) muaj burgim. – Ne aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, ne bashkim te dënimeve, dënimin e te pandehurit Albert Veliu me 3 (tre) vjet e 5 (pese) muaj burgim. – Afati i vuajtjes së dënimit për të pandehurin Albert Veliu fillon nga dita e kapjes së tij pasi ky vendim te marr forme te prere. – Vuajtja e dënimit për të pandehurin Albert Veliu, do kryhet në një nga burgjet e sigurise së zakonshme. – 2. Të deklaroje fajtor të pandehurin Fredi Alizoti për veprën penale “Kallëzimi i rremë”, kryer në bashkëpunim dhe në bazë të nenit 305 e 25 te Kodit Penal, e dënon me 2 (dy) vjet burgim. – Afati i vuajtjes së dënimit për të pandehurin Fredi Alizoti fillon nga data e masës shtrënguese personale “Arrest në burg”. – Vuajtja e dënimit për të pandehurin Fredi Alizoti, do kryhet në një nga burgjet e sigurise së zakonshme. – 3.Të deklaroje fajtor të pandehurin Jetmir Olldashi për veprën penale “Kallëzimi i rremë”, kryer në bashkëpunim dhe në bazë të nenit 305 e 25 te Kodit Penal, e dënon me 6 (gjashte) muaj burgim. – Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, të pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim dhe zëvendësimin e tij, me detyrimin e të pandehurit Jetmir Olldashi për të kryer 100 (njeqind) orë pune në interes publik. – Detyrohet i pandehuri te mbaje kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës të vendbanimit te tij. – Heqjen e masës se sigurimit “Detyrim për paraqitje ne policinë gjyqësore” te parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhënë me vendimin Nr. 2103 Regj.Them datë 12.11.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tirane. – 4.Të deklaroje fajtor të pandehurin Ervin Salianji për veprën penale “Kallëzimi i rremë”, kryer në bashkëpunim dhe në bazë të nenit 305 e 25 te K.Penal, e dënon me 1(një) vit burgim. – Vuajtja e dënimit për te pandehurin Ervin Salianji, fillon nga dita qe ky vendim merr forme te prere. – Vuajtja e dënimit për të pandehurin Ervin Salianji, do kryhet në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme. – Provat materiale të sekuestruar bazuar në nenin 190, pika 1, gërma “ç”, të K.Pr.Penale, konkretisht: – 1.Një aparat telefonik celular i markës “Samsung” me nr. IMEI 356456094429945, kartë SIM 0685579637 – 2.Një aparat telefonik celular i markës “Samsung” me nr. IMEI 35504904136882, kartë SIM 0676494091, t’i kthehen të pandehurit Fredi Alizoti. – Shpenzimet procedurale të fazës së hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore, jane në ngarkim të të pandehurve në mënyre solidare. – Kundër vendimit mund të bëhet ankim nga palët brenda 15(pesëmbëdhjetë) ditëve ne Gjykatën e Apelit Tirane duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi. Një kopje e këtij vendimi t’’i komunikohet përfaqësuesve te viktimës. – U shpall në Tirane, sot më datë 18.12.2019.” Kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim i pandehuri Ervin Salianji, i cili ka kërkuar “Ndryshimin e vendimit penal nr. 2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë dhe deklarimin e tij të pafajshëm”.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi më 26 shtator 2024 vendimin për dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji. Salianji është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare. Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

You may also like