“Është bërë një luftë e vërtetë”- Mbrojtja Civile: Pas më shumë se 4 ditësh, shuhet zjarri në Shëngjin

by editor

Agjencia e Mbrojtjes Civile ka bërë me dije se pas më shumë se 4 ditë betejë me flakët, zjarri në Shëngjin është shuar dhe se nuk ka më vatra aktive.

Advertisements

Mbrojtja Civili shprehet se është bërë një luftë e vërtetë dhe se në operacion janë angazhuar mbi 308 efektivë nga FA me 30 mjete, 3 autoambulanca, 1 autobot uji, 1 helikopter Cougar, 3 automjete zjarrfikëse të bashkisë Lezhë; 1 automjet zjarrfikëse nga bashkia Mirditë, 3 automjete zjarrfikëse nga Kamza, 4 automjete zjarrfikëse nga Tirana, 1 automjet zjarrfikëse nga Mati, 1 automjet zjarrfikëse nga Berati, 1 automjet zjarrfikëse nga Fieri, 1 automjet zjarrfikëse nga Lushnja, 1 automjet autobot nga Shkodra, 1 automjet zjarrfikëse nga Vau Dejës, 1 automjet zjarrfikëse nga Kukësi, 1 automjet zjarrfikëse nga Porti Shëngjin, 1 automjet zjarrfikëse nga Porti Durrës, dhjetra forca Policore dhe Urgjenca Mjekësore.

Advertisements

Njoftimi i Agjencisë së Mbrojtjes Civile:

Shuhet 🔥 zjarri në Shëngjin 🙏

Prej më shumë se katër ditësh, nën koordinimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, është bërë një luftë e vërtetë dhe e pandërprerë me një nga fenomenet natyrore më të vështira, siç është zjarri masiv në pyje dhe kullota, në kodrat e qytetit të Shëngjinit, bashkia Lezhë.

Advertisements

Angazhim maksimal: mbi 308 efektivë nga FA me 30 mjete, 3 autoambulanca, 1 autobot uji, 1 helikopter Cougar, 3 automjete zjarrfikëse të bashkisë Lezhë; 1 automjet zjarrfikëse nga bashkia Mirditë, 3 automjete zjarrfikëse nga Kamza, 4 automjete zjarrfikëse nga Tirana, 1 automjet zjarrfikëse nga Mati, 1 automjet zjarrfikëse nga Berati, 1 automjet zjarrfikëse nga Fieri, 1 automjet zjarrfikëse nga Lushnja, 1 automjet autobot nga Shkodra, 1 automjet zjarrfikëse nga Vau Dejës, 1 automjet zjarrfikëse nga Kukësi, 1 automjet zjarrfikëse nga Porti Shëngjin, 1 automjet zjarrfikëse nga Porti Durrës, dhjetra forca Policore dhe Urgjenca Mjekësore.

Angazhim dhe koordinim me Mekanizmin 🇪🇺Evropian të Mbrojtjes Civile (UCPM) me dy avionë Canadair të qeverisë 🇮🇹 italiane.

🙏Vlerësim, 🤝mirënjohje dhe 👏falënderim për çdo punonjës, personel dhe vullnetar që ka marrë pjesë në këtë operacion, falë punës së të cilëve u shpëtuan jetë njerëzish, qendra të banuara dhe ekonomi!

You may also like