“Është ndeshja kthimit, pasi më ftuan të hedh valle në gojë të ujkut…”- Rama batuta në podkast me 3 të rinjtë e FRPD-së që takoi në Vlorë: Jeni zgjuar shumë herë herët për të më mundur mua..

Kryeministri Edi Rama kishte ftuar në podkatin “FLASIM” tre të rinjtë e FRPD-së që takoi në Vlorë disa ditë më parë.

Advertisements

“Kjo është ndeshja e kthimit, pasi unë u ftova të hedh valle në gojë të ujkut, tani kam ftuar ata që më ftuan që të hedhin valle në gojë të ujkut”, tha kreu i qeverisë.

Advertisements

Rama shkëmbeu batuta teksa iu drejtua duke iu thënë “Ju patjetër jeni zgjuar shumë herë herët për të më mundur mua, por që do të çohet kaq herët për të ardhur këtu për të folur me mua dhe për të buzëqeshur këtë nuk besoj se nuk ua ka pritur mendja, as mua, por prandaj është e bukur jeta”.

“Kjo është ndeshja e kthimit, pasi unë u ftova të hedh valle në gojë të ujkut, tani kam ftuar ata që më ftuan që të hedhin valle në gojë të ujkut. Jam këtu me 3 përfaqësues të rinisë opozitare që i kam njohur dhe jam i privilegjuar që ta shoh PS-në dhe pushtetin vendor përmes syve të tyre.

Janë vlonjatë, janë trima nuk u bën syri fare tërr.Faleminderit për ndeshjen e kthimit, ju falenderoj për ftesën që më bëtë dhe takimin që pata në Vlorë, që ti themi të gjitha siç janë, ishte takim me më shumë se kafe, gjë që tregon se edhe opozita jeton mirë në Vlorë. Ju prita me ujë, por është rregulli i tavolinës, plus që ishte shumë herët. Faleminderit që bëtë edhe rrugën deri këtu që në sabah.

Nuk do ua kishte pritur mendja që do të zgjoheshit, ju patjetër jeni zgjuar shumë herë herët për të më mundur mua, por që do të çohet kaq herët për të ardhur këtu për të folur me mua dhe për të buzëqeshur këtë nuk besoj se nuk ua ka pritur mendja, as mua, por prandaj është e bukur jeta. Këta ishin miqtë e PD-së së Vlorës dhe shpresoj shumë pjesë e gjeneratës së re të asaj që duhet, ose duhet bërë ashtu, ose do të vuajë si PD-ja, partia Socialiste e dekadës tjetër”, tha Rama.