“Është përbaltur emri im, por…”/ Xhensila Myrtezaj reagon ashpër në rrjete sociale: Kam heshtur për shumë vite, por mjaft më, do mbani përgjegjësi

by editor

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka bërë një reagim të ashpër në rrjetë siciale, përkatësisht në insta story, për një ngjarje që i ka ndodhur së fundmi.

Advertisements

Ky reagim është bërë pasi artistes i është dërguar një video, për të cilën thekson se është bërë për të hedur baltë mbi emrin e saj.

Advertisements

Xhensila Myrtezaj shkruan se deri më tani ka heshtur për shpifjet, por tashmë të gjithë ata që do e bëjnë do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

“Sapo më nisën një video që një monstër Tik Tok-u me fantazinë më të shthurur ka baltisur emrin tim, me njerëz që nuk njoh, e as emrin s’ja kam dëgjuar kurrë. Pler që përdor një moment delikat mediatik, për të thurur intrigat dhe gënjeshtrat e tua. Është përbaltuar shumë emri im për shumë vite por kam heshtur. Nga ky moment do mbani përgjegjësi juridike për çdo shpifje”, shkruan këngëtarja në insta story.

You may also like