“Eskorta ndërkombëtare për prostitucion në Tiranë”, është kjo tema në të cilën është fokusuar emisioni “Opinion” në Tv Klan. E ftuar në studio, Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me rrjetin e organizuar të eskortave, të cilat bënin “biznes” në Tiranë.
Advertisements
“Më 23 Shtator, një shtetase nga Kolumbia ka shkuar në Policinë e Tiranës dhe ka deklaruar se i ishte bërë një ofertë pune për të punuar në një qendër masazhi në Tiranë, por me të mbërritur këtu i ishte kërkuar nga organizatoret, një shtetase ruse dhe një ukrainase që të kryente prostitucion dhe i kishin dhënë një numër kontakti dhe ajo reklamohej në këtë faqe. Ishte “Happy Escort”, por që administrohen në thelb nga “Escort Tirana”.
Advertisements
Në Shqipëri ende nuk janë identifikuar përgjegjësit. Vajza kishte filluar të kryente aktivitetin e paligjshëm. Përmes një kontakti që identifikohet me emrin “Tomi” në dosjen hetimore, gjente edhe klientët e saj, varionin shumat nga 150 deri në 200 Euro për 1 orë qëndrimi me klientin. Në momentin që merrte paratë, shtetasja ruse dhe ukrainase, nga 200 Euro që merrte, i kërkonin që 120 Euro t’i merrnin ata me pretendimin që siguronin banesën dhe për këtë arsye është vendosur të bëhet një përgjim. Janë rrjete të organizuara”, tha Klodiana Lala në “Opionion”.
Më tej, Lala thotë se në 3 vitet e fundit ka një rritje drastike të vajzave të huaja që ofrojnë shërbime seksuale në Tiranë, kryesisht nga Amerika Latine.
Advertisements
“Sipas oficerëve të Trafiqeve të Paligjshme, rezulton që në Shqipëri në 3 vitet e fundit ka një rritje drastike të vajzave të huaja që vijnë kryesisht nga Amerika Latine dhe ofrojnë shërbime seksuale në Tiranë. Vajzat nuk qëndrojnë asnjëherë më shumë se 1 muaj, sepse mesa duket kjo është mënyra të mos identifikohen rrjetet që i trafikojnë. Përveç vajzave nga Amerika Latine, janë identifikuar dhe vajza aziatike, nuk kishte ndodhur asnjëherë më herët. Oficerët që kanë bërë këqyrjet e celularëve të vajzave, kanë konstatuar që ka njëlloj klientele elitare. Klientela është kryesisht shqiptare”.
Ditën e djeshme, policia e Tiranës ka arrestuar dy tutore të huaja: Elena Maslovan, një ruse 37-vjeçare dhe ukrainasen Anna Tkachenko, 27 vjeçe. Të dyja u kapën në flagrancë në rrugën “Naim Frashëri”, duke marrë shuma parash nga vajza të huaja, të cilat dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion.