Euro nuk del nga ‘humnera’/ Rënie historike në shtator, ja me sa këmbehet monedha europiane

by editor

Leku vijon të qëndrojë i fortë përballë euros. Monedha europiane e ka nisur këtë javë me dobësim duke shënuar një nivel të ri kundrejt monedhës kombetare lekut.Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro po këmbehet aktualisht me 98,7 lekë një rekord i ri i cili nuk është regjitruar me heret. Nëse e krahasojmë nivelin e monedhës europiane me të njëjtën periudhë të një viti më parë atëherë rezulton se rënia është më shumë se 7%.

Advertisements

Agjentët e tregut valutor theksojnë se euro do qëndroj në këto nivele deri në mes të tetorit. Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë për blerjen e eurove dhe e monitoron tregun por kjo nuk e ka ndikuar luhatjen e kursit të këmbimit.

Advertisements

Monedha europiane është dobësuar edhe pse sezoni turistik veror ka mbaruar.Ky është një tregues se turizmi në vend po bëhet gjithvjetor Po ashtu në forcimin e lekut ka dhënë efekte edhe rritja e investimeve të huaja,remitancat dhe blerja e pasurive të paluajtshme. Edhe monedha amerikane ka vijuar që të pësoj një dobësim të ndjeshëm dhe aktualisht qëndron në kufijtë e 88 lekëve.

You may also like