“Europa në një epokë të paraluftës”, kryeministri polak: Nuk po e ekzagjeroj! Gjëja më shqetësuese për momentin është…

by editor

Europa është aktualisht në një epokë “paraluftë”, ka thënë kryeministri polak Donald Tusk.

Advertisements

Në një intervistë me gazetën gjermane Die Welt, Tusk tha se kontinenti kishte nevojë të rriste investimet në mbrojtje, duke shtuar se Evropa ishte në një situatë “të pa parë që nga viti 1945”.

Advertisements

“E di që tingëllon shkatërruese, veçanërisht për brezin e ri, por duhet të mësohemi me faktin se ka filluar një epokë e re: epoka e paraluftës. Nuk po e ekzagjeroj – po bëhet më e qartë çdo ditë”.

Tusk vazhdoi duke thënë se “lufta nuk është më një koncept nga e kaluara”.

“Gjëja më shqetësuese për momentin është se fjalë për fjalë çdo skenar është i mundur. Ne nuk kemi parë një situatë të tillë që nga viti 1945,” shtoi ai.

Advertisements

You may also like