Aksidenti, i cili ka shkaktuar vdekjen e 24-vjeçares Eva Tavo, vajza e ish-deputetit Vangjel Tavo tronditi mbrëmjen e djeshme opinionin publik.
Advertisements
Bëhet me dije nga burimet për media se e reja po udhëtonte në mjetin tip ‘Audi’ nga Tetova për në Shkup, në momentin kur u përfshi në një aksident. Ngjarja ndodhi dje në ora 14:00 në autostradën “Nënë Tereza”, në fshatin Laskarci.
Advertisements
Mediat maqedonase raportojnë se mjeti me targa shqiptare, i drejtuar nga 40-vjeçari me inicialet V.M., shtetas shqiptar, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Aksidenti rezultoi fatal për pasagjeren, vajzën e ish-deputetit, ndërsa shoferi ndodhet në gjendje të rëndë.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, ndërsa hetimet vijojnë.