“Faleminderit dhe bashkëshortit që s’më lë kurrë vetëm sa herë ka mundësi. Të dua shumë”
Advertisements
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë dy ish-banorë të “Big Brother VIP”, ku këngëtari i njohur u shfaq fitues i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë, e cila vazhdon edhe jashtë.Çifti i njohur duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit dhe herë pas here ndajnë me ndjekësit momente nga përditshmëria. E një gjë të tillë e kanë bërë edhe një ditë më parë, ku Kiara ka postuar në “Instagram” një fotografi ku shfaqet së bashku me partnerin e saj.
Advertisements
Në foton në fjalë, ata shfaqen të mbështetur në bagazhin e një makine, e cila është e mbushur me dhuratat që fansat i kanë dërguar moderatores pas përfundimit të puntatës së radhës të “Dancing With The Stars Fan Club”.
Tito i ka falenderuar fansat e saj për dhuratat e pafundme që i dërgojnë. Por jo vetëm kaq, pasi ajo ka falenderuar edhe bashkëshortin e saj, i cili nuk e lë vetëm sa herë ka mundës.
“Kështu mbyllet dhe Fan Club për sot. Faleminderit për dashurinë që na jepni çdo ditë. Na e keni zbukuruar jetën. Faleminderit dhe bashkëshortit që s’më lë kurrë vetëm sa herë ka mundësi. Të dua shumë!”, ka shkruar moderatorja e njohur bashkëngjitur me foton.
E sigurisht që kjo pozë ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pafund. Madje komenti që ka marrë më shumë vëmendjen e ndjekësve është ai i Luizit, i cili nuk ngurron që në fotot e Kiarës të lërë një shënim.
“Faktikisht kur mbaroi e kuptova se përse më doje sot aty, sepse ishin të rënda. T’kam jetë”, ka shkruar këngëtari i dashur për publikun.