Familjarët e 16 vjeçares flasin për marrëdhënien me kirurgun; Ishim kundër

by editor

Familjarët e vajzës 16-vjeçare që kryente marrëdhënie seksuale me kardiokirurgun Dervish Hasi janë shprehur se kanë qenë kundër marrëdhënies mes tyre, megjithëse nuk kanë mundur ta shkëpusin dot atë nga mjeku 42-vjeçar.Ata janë shprehur se nuk kishin zgjidhje tjetër për shkak se vajza ishte e bindur në idetë që ia kishte ngulitur mjeku Hasi.
Megjithatë është e paqartë pse ata nuk e kanë denoncuar një veprim të tillë.
Vetë vajza e mitur ka thënë për hetuesit se nuk është detyruar nga ai dhe se ka qenë zgjedhje e saj e lirë.Ndërkohë, 16-vjeçarja që është abuzuar seksualisht nga kardiokirurgu është marrë në mbrojtje nga shteti.Hasi i cili rezulton të ketë tre gra, gjithashtu ka pretenduar para grupit të hetimit se çdo marrëdhënie ka qenë me konsensus. Teksa ata e konsideronin njëri- tjetrin si të martuar me hoxhë.Hetimet e nisura nga Komisariati Nr.1 pas administrimit të një informacioni për marrëdhënien që 42-vjeçari kishte me të renë, çuan përballë efektivëve edhe 3 gratë e tij, për t’i marrë në pyetje.Megjithatë burimet thanë se ato nuk kanë dhënë asnjë detaj mbi raportin. Hetuesit gjetën në telefonin e këtij të fundit edhe një video me përmbajtje erotike, mbi të cilën po kryhen verifikime të mëtejshme nëse ka pasur abuzime për përfitime materiale ndaj të resë.

You may also like