Familjarët e Liridonës takim në prokurorët e çështjes: Çfarë na thanë hetuesit

by editor

Prokuroria Themelore e Prishtinës i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së familjes së Liridona Ademajt, për takim.

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i saj, Leonard Ademaj. Ai ka thënë se sot kanë mbajtur takimin dhe se janë informuar rreth rastit brenda kufijve që lejon ligji.

Advertisements

Tutje, ka thënë se janë dakorduar që të kenë takime të rregullta informuese.

“Ky takim na e lehtësoi dhimbjen dhe na ofroi një siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë. U dakorduam që tani e tutje do të kemi takime të rregullta informuese.

Advertisements

Ne i shprehëm falënderimet hetuesve, prokurores së rastit dhe të gjithë prokurorëve që janë duke ndihmuar në zbardhjen e plotë të rastit. Ne besojmë në të gjitha institucionet e drejtësisë dhe mbesim me shpresë që rasti do të zgjidhet në mënyrë profesionale”, ka shkruar ai.

Liridona Ademaj u vra mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Bashkëshorti i saj, Naim Murseli, është arrestuar nën dyshimet se ka porositur vrasjen.

Advertisements

You may also like