Familjarët e viktimave të cilët humbën jetën pas zjarrit në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut, refuzojnë që trupat e të ndjerëve t’i ushtrohen autopsisë.
Advertisements
Ata kanë bllokuar hyrje-daljet e spitalit kryesor në Koçan për të mos lejuar heqjen e trupave të fëmijëve të tyre që duhet të dërgohen për obduksion. Ata kanë bllokuar me makina rrugën, ndërsa janë shprehur se nuk mund të lejojnë që fëmijët e tyre të vriten për së dyti.
Advertisements
“Duhet të na vrisni ne që të bëni autopsi fëmijët tanë. Nuk mund ti vrisni për herë të dytë”, janë shprehur prindërit e viktimave.
Ndërkohë, miqtë dhe të afërmit e njerëzve të plagosur nga zjarri presin jashtë spitalit në Shkup për lajme mbi gjendjen e tyre.
Simeon Sokolov, 50 vjeç, thotë se vajza e tij Anastasija, 23 vjeçe, po trajtohej në spital për djegie dhe thithje tymi. Mes lotësh dhe emocionesh ai pohoi se “ka shumë fëmijë që po vuajnë”, duke uruar që të mbijetojnë e të shërohen.
“Jam babai i njërit prej fëmijëve të prekur nga tragjedia e madhe në Koçan. Anastasija Sokolov është vajza ime, është këtu në spitalin e Shkupit, ka qenë disa orë në Shtip, ka djegie, ka edhe thithje tymi, dhe është këtu për mjekim me respirator, është në gjendje të qëndrueshme. Më e rëndësishmja, ajo është gjallë. Dhe presim për lajme të tjera, tami për tani kaq dimë. Di vetëm që janë shumë fëmijë që kanë vuajtur. Ne ishim gjithë kohës në spitale. Doktorët po bëjnë punën e tyre, por numri është i madh. Dashtë Zoti gjithësecili të mbijetojë dhe të bëhet mirë”, shprehet babai.
Zjarri mori jetën e të paktën 59 të rinjve dhe lëndoi 160 të tjerë filloi në klubin e natës ‘Pulse’ kur çatia mori flakë nga një ekspozitë piroteknike, thanë autoritetet. 27 persona janë shtruar në spitalin e qytetit të Shkupit me djegie të rënda dhe 23 të tjerë janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike. Mes të plagosurve ka edhe të mitur.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, tha se 18 persona janë në gjendje kritike. Ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski e quajti këtë një ditë të vështirë dhe shumë të trishtueshme për Maqedoninë!
“Humbja e kaq shumë jetëve të reja është e pariparueshme, dhimbja e familjeve, të dashurve dhe miqve është e pamatshme”, tha kryeministri, ndërsa Maqedonia shkon në një javë zie kombëtare.