“Feja islame ma lejoi martesën, por kosovarët më kërcënuan”- Këngëtarja Linda Halimi rrëfen sfidën që hasi pasi u martua me reperin afro-amerikan

by editor

Në një rrëfim brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, këngëtarja Linda Halimi ka zbuluar disa nga sfidat më të vështira lidhur me jetën e saj personale.

Gjatë një bisede me banorët e tjerë, Linda tregoi për periudhën e vështirë që kaloi pasi u martua me reperin afro-amerikan Big D, duke u bërë kështu njëra ndër vajzat shqiptare e cila kishte një partner me ngjyrë.

Linda u shpreh se feja islame lejon martesën me një të huaj dhe me ngjyrë, por realiteti në Kosovë, ku mentaliteti ende mbetet i prapambetur, u tregua ndryshe me këngëtaren.

Ajo zbuloi se ka përjetuar kërcënime dhe ofendime të shumta për shkak të zgjedhjes së saj për partner jetësor. Situata arriti në një pikë kulmore kur një herë, pas një koncerti të mbajtur me bashkëshortin e saj Big D në Kosovë, persona të panjohur i thyen xhamat e makinës së çiftit.

Këto ngjarje kanë lënë gjurmë në jetën e Lindës, e cila në vitin 2010 u njoh me afro-amerikanin gjatë kohës që ai jetonte dhe punonte në kampin Bondsteel në Ferizaj, dhe më pas, pas dy vitesh u larguan për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Advertisements

Banorët dhe ndjekësit e “Big Brother VIP Kosova” kanë shprehur mbështetje dhe solidaritet ndaj Lindës, duke vlerësuar kurajën e saj për të folur hapur për këto çështje delikate.

Gjithashtu ajo u shpreh se ndihet shumë e lumtur me partnerin e saj, me të cilin ka edhe fëmijë.

Advertisements

You may also like