“Fëmijët ishin gjumë, sapo pashë flakët…”/ Banesa iu shkrumbua nga zjarri, ja çfarë rrëfeu kryefamiljari

Detaje të reja dalin nga zjarri që përfshiu një banesë në Korçë. Flakët raportohet se kanë rënë gjatë orëve të para të mëngjesit në shtëpinë e Jani Korini, i cili jetonte në banesë së bashku me 4 fëmijët e tij. Jashtë kamerave Korini ka shpjeguar se ishte duke bërë mëngjesin në momentin që ka kuptuar se banesa shpërtheu në flakë dhe menjëherë ka shkuar për të zgjuar 2 fëmijët që ende ishin në gjumë.

Advertisements

Sipas policisë kryefamiljari ka vepruar shpjet duke shmangur kështu një tragjedi pasi flakët ishin të mëdha. Sipas verifikimeve të para dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike ndërkohë që shtëpia është shkrumbuar e gjitha duke bërë që e gjithë familja të mbetet në qiell të hapur. Sakaq mësohet se bashkia e Maliqit do të sigurojë një strehë të përkohshme për familjen deri në vlerësimin dhe kompensimin e dëmit për rindërtimin e banesës.

Advertisements