Fëmijët në Poloni do të mësojnë në shkollë se si të përdorin armët

Në Poloni, fëmijët nga mosha 13 vjeç e lart janë të detyruar të bëjnë stërvitje me armë zjarri si pjesë e kurikulës shkollore. Sipas zyrtarëve, ky vendim dramatik është marrë për shkak të “frikës nga sulmet e mundshme nga Rusia”. Stërvitjet do të realizohen nën mbikëqyrjen e të rriturve, duke përdorur armë simuluese dhe jo plumba.

Advertisements

Ewa Golinska, drejtoreshë e shkollës fillore ‘Nicolaus Copernicus’ në veri të Polonisë, theksoi se montimi dhe çmontimi i armëve është bërë pjesë e lëndëve të detyrueshme në shkollat polake.

Advertisements

Nxënësit e një shkolle polake u shprehën se mësimi me armë ishte “zbavitës”. Mijëra shkolla në Poloni po përgatisin të marrin armë stërvitore me lazer. Edhe pse ka shqetësime për kulturën e armëve, Polonia është një nga vendet me ligjet më të lehta për armët në Bashkimin Evropian, duke i lejuar ato për gjueti, sporte apo koleksione. Civilët gjithashtu mund të marrin leje për armë për vetëmbrojtje.