Hysni Qestaj, i njohur për të gjithë si “Dj Style Q”, kishte performuar gjithë natën para tragjedisë në Jukebox në Sion të Zvicrës. DJ shqiptar humbi jetën më 1 prill në një aksident me Ferrari në Itali.
Advertisements
Ai ishte pronar i Ferrarit GT C4, i bardhë, i cili pas përplasjes mori flakë të dielën e Pashkëve në rrugën Torino-Aosta. Ndonëse ende po priten rezultatet e testit të ADN-së, tashmë është e sigurt se ai po drejtonte makinën duke udhëtuar drejt Aostës.
Advertisements
Në sediljen e pasagjerit të DJ-it 40-vjeçar, një shqiptar i Kosovës, i cili jetonte në Villeneuve të Zvicrës, ishte një grua, e cila gjithashtu vdiq pas aksidentit dhe ende nuk është identifikuar.
Megjithatë, një gjë është e sigurt: gruaja që vdiq së bashku me DJ-in shqiptar të Kosovës nuk ishte gruaja e tij.
Sepse bashkëshortja e Hysni Qestajt nuk ndodhet në Itali, por ndodhet në Kosovë, së bashku me fëmijët e çiftit përkatësisht 11 dhe 14 vjeç.