Forcat speciale të RENEA-s ndërhynë dje në një apartament në zonën e Astirit, ku një vajzë 21-vjeçare ishte ngujuar, duke alarmuar policinë. Ngjarja ka sjellë shpalljen në kërkim të katër të rinjve, të cilët akuzohen për armët e zjarrit, kokainën dhe një jelek antiplumb të gjetur në një nga banesat me qira ditore.
Advertisements
Sipas hetimeve, të rinjtë dhe tre vajza, përfshirë edhe 21-vjeçaren, kanë festuar gjatë natës së mërkurë dhe në orët e para të mëngjesit të së enjtes në dy apartamente të marra me qira. Vajza ka deklaruar se ka shkuar me dëshirën e saj, por është frikësuar pasi ka parë armët në banesë. Në dëshminë e saj, ajo ka mohuar pretendimet e dhunës, të cilat janë konfirmuar edhe nga ekspertiza mjekësore që nuk ka gjetur shenja dhune.
Advertisements
I dashuri i vajzës është identifikuar si Joni Sadikaj, një personazh i njohur për policinë. Sadikaj ka pasur një histori të mëparshme kriminale, përfshirë arrestimin e tij në 2015 për trafikimin e 1.3 tonëve kanabis në bregdetin e Kavajës. Në korrik të vitit 2022, ai u arrestua sërish pasi iu gjet një armë pa leje, krehër dhe municion luftarak gjatë një kontrolli policor.
Hetimet për ngjarjen në Astir janë ende në zhvillim, ndërsa policia është vënë në kërkim të të dyshuarve të përfshirë, me fokus në ndriçimin e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive ligjore.