Fetai nuk i fsheh emocionet: Ëndrra e çdo fëmije të luaj me Kombëtaren, kërkojmë maksimumin ndaj Çekisë

by editor

Mesfushori i Shqipërisë, Feta Fetai ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp ku iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Advertisements

“Hera e parë është më e veçantë por edhe kësaj here shumë mirë, më kanë pritur shumë mirë dhe me shumë ngrohtësi.

Advertisements

Ëndrra e çdo fëmije është të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë dhe që të luajë shumë ndeshje në Europian ose Botëror. E preferoj shumë si lojtar Modriçin, por në Shqipëri preferoj shumë Asllanin dhe Bajramin. Do doja të asistoja dhe shënoja si Modriç ndaj Çekisë por më shumë rëndësi ka fitorja”, deklaroi Feta Fetai.

You may also like