Një i ri është plagosur këtë mbrëmje në Fier nga një efektiv policie, në vazhdën e një konflikti që dyshohet se ka lindur për motive të dobëta.
Advertisements
Burime nga vendngjarja bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, ku po zhvillohej një koncert festiv. Sipas të njëjtave burime, një i ri është konfliktuar me efektivë të policisë, që ishin prezent në zonë. Në një moment, një nga efektivët e patrullës e ka qëlluar me armën e shërbimit të riun nga Levani duke e lënë të plagosur.
Advertisements
I lënduari, djali i një kolegu të efektivit që e qëlloi, është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën dhe sipas burimeve është plagosur në gjymtyrët e poshtme.