Praktika e zaptimit të plazheve publike në Shqipëri vazhdon dhe veç fjalëve e propagandës, institucionet përgjegjëse nuk bëjnë asgjë. Më ‘të fortët’ zaptojnë dhe plazhet publike duke mos lënë hapësirë për ata që duan të shkojnë në plazh me çadrat e tyre.
Advertisements
Një rast i tillë është denoncuar sot pranë redaksisë së JOQ Albania. Një qytetarë shkruan se në Potam, Himarë, është lënë për plazh publik një hapësirë mjaftë e vogël, por edhe ketë pjesë e zënë bizneset private aty afër duke lënë varkat e vogla që i japin me qira.
Advertisements
“Kjo foto është bërë në Potam. Ai pak vend publik qe ka lënë bashkia zihet rregullisht me kajak nga bizneset private, të cilat sikur mos t’i mjaftojë hotelet dhe beach baret po dhe atë rrip te vogël duan ta zënë”, shkruan qytetari. Ku në foton më poshtë duket që tabela lexon “Plazh Publik”, por në fakt është i zaptuar.