Fillon rritja e temperaturave. Të hënën kthehet moti ekstrem deri në 40 gradë

by editor

Vendi ynë që në orët e para të mëngjesit ka nisur nën mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë ultësirën perëndimore.

Advertisements

Në zonat malore herë pas here shfaqen vranësirat e lehta. Këto kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë mesditës. Ndërsa pjesa e dytë e ditës i bën më të dukshme vranësirat, ku pritet të shfaqen pjesërisht edhe në ultësirën perëndimore.

Advertisements

Vija bregdetare pas mesdite do të vijoj të dominohet nga intervalet e gjata me diell.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por nuk ndryshojnë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera më e ulët deri në 36°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet; Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Advertisements

Ndërkohë këto dy ditë janë ditët e fundit me temperatura normale pasi javën tjetër pritet rikthimi i temperaturave të larta deri në 40 gradë celsius.

Nga e hëna pritet që temperaturat të ngrihen sërish, ndërsa do të jenë në vlera të larta edhe në ditët e para të muajit gusht.

Që nga kjo e premte kemi një rritje të lehtë termike, e cila do të vazhdojë graduale më pak se një gradë deri të dielën. Pas të dielës, ne presim të fillojë sërish tendenca rritëse e vlerave termike në të gjithë vendin. Nga dita e hënë dhe në vijim, ditët e fundit të korrikut dhe fillimi i gushtit, pritet që të kemi sërish temperatura 39 apo 40 gradë celsius, por jo në një shtrirje masive të territorit, por vetëm në zona të izoluara dhe në ditë sporadike, jo pa shkëputje.

You may also like