Fitoi zgjedhjet në Bashkinë e Himarës, Tavo nuk harron propozimin për rivalin: Gjikuria, i mirëpritur si nënkryetar

by editor

Pasi fitoi zgjedhjet në Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo i PS-së nuk ka harruar propozimin për rivalin e tij në garë.

Advertisements

Ai i rikujtoi propozimin kandidatit të opozitës së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Petro Gjikurisë, që mori 41.17% të votave që është i mirëpritur si nënkryetar i bashkisë.

Advertisements

“Fillojmë nga puna, të gjithë për Himarën e bashkuar pa probleme dhe të qetë. Festë nuk ka do vazhdojmë nga puna. Prioritet do të jetë turizmi, oferta ka qenë e sinqertë, Gjikuria i mirëpritur për nënkryetar”, tha Tavo.

Kujtojmë se Tavo mori 5022 vota përballë Gjikurisë, i cili siguroi vetëm 3545 të tilla.

Advertisements

You may also like