Fitoi zgjedhjet për kryetar komune në Morbach, kush është 31-vjeçari shqiptar që po triumfon në politikën gjermane

by editor

Arianit Besiri është i riu shqiptar nga Mitrovica që po triumfon në politikën gjermane. Ai ka fituar zgjedhjet për kryetar komune në Morbach, duke u zgjedhur kështu për herë të parë një kryebashkiak shqiptar në Gjermani.

Advertisements

Në një lidhje me Skype, Arianit ka treguar se për 8 vite do të jetë kryetar komune dhe synimi i tij është të plotësojë të gjitha premtimet që ka dhënë në fushatë. Sakaq, ai ka theksuar se nga Kosova është larguar në moshën 1-vjeçare dhe ka të gjitha të drejtat e plota për të kandiduar në shtetin gjerman, pasi ka nënshtetësi.

Advertisements

“Edhe pse jam në një moshë të re, unë mendoj që të kem një prespektiv të re. Gjenerata e re që është pjesë e politikës mundet të përfitoj prej saj.

Unë kam lindur në Mitrovicë në vitin 1993, ndërsa në 1994 kemi ardhur në Gjermani. Kam qene vetëm një vjeç kur kam shkuar. Unë jam me nënshtetësi gjermane dhe i kam të drejtat e plota për të hyrë në çdo administratë publike të Gjermanisë. Unë e kam mandatin për 8 vjet dhe ky është mandati kryesor. Se çfarë do të ndodh për këto 8 vite nuk e di, por unë jam shumë i angazhuar për të plotësuar qëllimet që kam vënë në fushatë”, u shpreh Arianiti.

You may also like