Kryeministri Edi Rama komentoi fitoren e Donald Trump nga Budapesti.
Advertisements
“Mënyra si e shoh unë është se është bërë shumë zhurmë, ndoshta jo në mënyrën e duhur për kthimin e tij të mundshëm, Përvoja më thotë që kur ishte president dhe të gjithë thonin se NATO do të bëhej më e dobët, NATO u bë më e fortë. Kështu që le të shohim dhe të mos bëhemi histerik para se të shohim realitetin. SHBA janë SHBA dhe nuk mendoj që kjo do të jetë domosdoshmërish e keqe për Evropën, mund të jetë me e mirë për Evropën.
Advertisements
Zelenskyt ja kam thënë, nuk është për tu shqetësuar për shkak të tij, por për të reflektuar dhe për të bërë shumë më tepër për të pasur një Evropë më të fortë. Kur u zgjidh herën e parë të gjithë dridhen
Mund të jetë një mundësi e madhe për Evropën.
Shqiptarët janë komuniteti më pro amerikan në Evropë, kështu që kushdo që të jetë në Shtëpinë e bardhë nuk bën dallim të madh p ër ne. SHBA janë SHBA. Ne jemi shumë më pak të prekur nga ky emocion”, tha Rama.
vijon