Flamur Noka ironizon ministrat e Partisë Socialiste: Do ta shtërngoni sapunin me radhë!

Deputeti demokrat, Flamur Noka, ka ironizuar ministrat e Partisë Socialiste duke parashikuar se edhe ata do të ndjekin fatin e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dhe do të detyrohen të përballen me ligjin.

Advertisements

“Makthet e ministrave socialistë”

Advertisements

Në një deklaratë të tij, Noka theksoi se ministrat socialistë tashmë jetojnë me frikën se mund të vijë radha e tyre për t’u burgosur. Ai u shpreh se këta figura të larta të qeverisë janë të pushtuar nga frika, duke i paralajmëruar ata për pasojat që i presin.

“Është koha që t’ju themi prisni, nuk keni parë asgjë akoma. Çfarë do t’ju shohin sytë e çfarë do përjetoni ju do fshiheni nga lista e politikës. Të gjithë do shkojnë te ‘lali vjedhësi’ dhe do detyroheni të shtrëngoni sapunin me radhë, nga i pari te i fundit,” tha Noka, duke iu referuar ministrave të PS-së.

Paralajmërimi për pasojat e krimit dhe korrupsionit

Deputeti demokrat akuzoi ministrat se janë të zhytur në krim dhe korrupsion, duke theksuar se ky është një rrugë pa kthim. Noka shtoi se asnjë mbrojtje nuk mund t’i shpëtojë ata, duke paralajmëruar fundin e afërt për të gjithë ata që janë përfshirë në veprimtari të paligjshme.

“Ju ka pushtuar Satanai,” shtoi ai, duke iu drejtuar ministrave. “Zhytja në krim dhe korrupsion kurrë nuk jep rrugë të gjatë. Të zhytur shumë shpejt dhe pastaj në makth, makthi e dini kush është, apo jo?” Noka theksoi se ata që janë të përfshirë në krime, siç është korrupsioni, do ta kuptojnë shpejt se nuk ka më kthim.

“Makthet dhe frika nga arrestimi”

Noka gjithashtu u shpreh se ministrat e PS-së kanë frikë nga një mundësi e afërt për të kaluar pas hekurave. Ai theksoi se ata nuk do të mund ta përballonin dot jetën në burg, duke ironizuar për gjendjen e tyre psikologjike. “S’keni më shans t’ju mbrojë askush. Fundi juaj po vjen. I kuptoj trishtimin e tyre, por ata nuk janë të trishtuar vetëm, ata kanë halle të mëdha,” tha ai.