Pas protestës së 20 Shkurtit, Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar për dhunën që policia ka ushtruar ndaj protestuesve të opozitës.
Advertisements
Noka e cilëson këtë akt një barbari dhe kapërcim të ligjit ndaj të pafajshmëve, të cilët kanë shfryrë dhunë në emër të urdhëruesve të tyre, Edi Ramës dhe Taulant Ballës.
Advertisements
Reagimi:
“Banditët me uniformë duhet të dinë një gjë: Tmerrin e Ramës e Ballës ndaj protestës madhështore nuk duhej ta shfrynin me dhunë ndaj të pafajshmëve. Urdhëruesit do i braktisin siç po i braktis Rama bashkëpunëtorët e tij një e nga një. Do përballen me ligjin dhe demokratët! Asgjë nuk harrohet e sidomos kjo barbari ndaj dy të rinjve të pafajshëm, Z. Andrea Malia e Z. Kindi Toli. Çdo kapërcim ligji do të shpaguhet! Ne nuk e harrojmë këtë dhunë barbare ndaj njerëzve tanë, që protestuan qytetarisht e paqësisht”,