Flet babai i djalit që e kërcënoi me sëpatë: Lirojeni, nuk i duhet burgu, por psikologu!

by editor

SHJAK- Forcat RENEA kanë ndërhynë për të parandaluar një krim në familje, fshatin Rubjek, pranë Shijakut ku një 35-vjeçar i quajtur Eduart Hoxha pasi ushtroi dhunë ndaj të atit e kërcënonte se do ta vriste me sëpatë. Pas arrestimit babai i 35-vjeçarit i kërkon policisë të lirojnë djalin e tij pasi thotë se vuan nga depresioni. I ati tregon se djali jeton në Itali dhe humbja e të ëmës disa vite më parë e kishte rënduar psikologjikisht.

“Lajmërova policinë. Ai hyri brenda. Fillimisht ishte me thikë buke e unë me sëpatë, të cilën e mora për ta nxjerrë përjashta. Por ma mori nga dora sëpatën se është më i fortë. U them ta nxjerrin jashtë sepse ai nuk ka nevojë të izolohet, por të kurohet tek një psikolog”, tha Bajrama Hoxha, babai i 35-vjeçarit.

Advertisements

You may also like