Flet motra e gruas që u dh*unua për vd*ekje nga bashkëshorti: Policia e gjeti duke pirë birrë. Po doli ne do ta vr*sim!

by editor

Motra e 64-vjeçares e cila ndërroi jetë tek Trauma pas dhunë së ushtruar nga bashkëshorti i saj 70-vjeçar, përmes një interviste ka treguar se e motra dhunohej në mënyrë të përsëritur.

Advertisements

Ajo ka treguar se nuk ishte hera e parë që Hati Deliaj dhunohej në mënyrë barbare nga burri i saj, Ëngjëllush Deliaj madje gjatë pandemisë 64-vjeçarja ka qenë e shtruar për një muaj në një qendër për rehabilitimin e grave të dhunuara në periferi të Torinos.

Advertisements

Pas kësaj periudhe, ajo i kishte dhënë një mundësi të dytë bashkëshortit, por dhuna kishte vazhduar.

Motra e Hatit e tronditur ka treguar se burri vrasës e kishte mbajtur disa ditë në gjendje të rëndë, të mbyllur në shtëpi, ndërsa kur policia shkoi ta arrestonte e gjeti në shtëpi duke pirë birrë dhe ngrënë mish.

Advertisements

“Unë isha në punë, me tregoi një kushërira ime. Më doli në telefon një infermiere, më tha se motra jote po vdes. Ai ja ka thyer nofullat, ishte e mpirë dhe nuk fliste fare.

Erdhi policia dhe ambulanca e morën, e morën policia. Ai është pedofil. Kur vajti policia ta arrestonin e gjetën në shtëpi duke pirë birrë dhe duke ngrënë mish. Dua të dënohet maksimalisht, po doli ne do ta vrasim.”

“Policia Vlorë arrestoi shtetasin E. D., 70 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen H. D., 64 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna, ka humbur jetën në spitalin e Traumës”, – njoftimi i policisë më herët

You may also like