Momente tmerri kanë përjetuar pushuesit në një plazh në Florida, kur kanë parë një peshkaqen shumë pranë begdetit. Në videot e regjistruara nga dëshmitarët, bishti i peshkaqenit mund të shihet teksa turbullon ujin dhe dikë që bërtet me zë të lartë “peshkaqen” duke shkaktuar alarm për të gjithë në plazh.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur në gjirin e Perdidos. Kjo zonë e veçantë njihet për praninë e peshkaqenëve, pasi në të njëjtat ujëra jetojnë edhe foka, fakt që vlerësohet se tërheq grabitqarët e mëdhenj.
Një gazetar amerikan ka treguar në një postim në Twitter se peshkaqeni i parë në plazhin e Floridës i përket llojit të kokëçekiçit.
Advertisements